EMRI/ “Koleksion” armësh në banesë, arrestohet 38-vjeçari nga Dibra

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sukthi” ka rënë në pranga një 38-vjeçar. Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në

Shkurt 3, 2024 - 10:28
 0
EMRI/ “Koleksion” armësh në banesë, arrestohet 38-vjeçari nga Dibra

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sukthi” ka rënë në pranga një 38-vjeçar. Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë.

Në kuadër të operaconit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbinet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Qani Hysa, 38 vjeç, banues në Sukth.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Qani Hysa, 38 vjeç, banues në fshatin Vardardhe-Sukth. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.