Emri/ Kush është shqiptari që u ekzekutua me thikë nga fqinji në Itali

Ilirjan Minaj, 61-vjeç nga Korça, është shqiptari i cili u ekzekutua me thikë të premten mbrëma në Itali, nga 41-vjeçari Riccardo Stefani. Minaj kishte shkuar për të takuar mbesën e tij, por u përball me autorin e krimit në shkallët e pallatit, ku talljet e bëra nga italiani çuan në një debat të ashpër mes […]

Qeshor 8, 2024 - 15:40
 0
Emri/ Kush është shqiptari që u ekzekutua me thikë nga fqinji në Itali

Ilirjan Minaj, 61-vjeç nga Korça, është shqiptari i cili u ekzekutua me thikë të premten mbrëma në Itali, nga 41-vjeçari Riccardo Stefani. Minaj kishte shkuar për të takuar mbesën e tij, por u përball me autorin e krimit në shkallët e pallatit, ku talljet e bëra nga italiani çuan në një debat të ashpër mes tyre.

Pas konfliktit verbal, italiani u largua nga konflikti dhe shkoj në banesën e tij, por Ilirjan Minaj, sipas mediave italiane, ka goditur fort derën e shtëpisë së autorit, ku ky i fundit jetonte me nënën e tij. Më pas, Stefani, ka hapur derën me një thikë në dorë dhe e ka goditur Minajn në kraharor.

Ilrijan Minaj ra përtokë dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja u përshkallëzua kur rreth 30 të afërm të viktimës tentuan të sulmojnë autorin.

Megjithatë, karabinierët arritën të menaxhojnë situatën dhe të largojnë Stefani nga vendngjarja dhe ta çojnë në paraburgim.

Minaj ishte shpërngulur në Bibbiano të Reggio-Emilias prej disa vitesh, ku jetonte aty me bashkëshorten dhe fëmijët./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.