EMRI/ Lëvizte i armatosur dhe tentoi t’i ikte policisë, arrestohet 19-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi ju gjetën municion luftarak në mjetin me të cilin lëvizte. Siaps informacioneve, në momentin

Dhjetor 3, 2023 - 10:31
 0
EMRI/ Lëvizte i armatosur dhe tentoi t’i ikte policisë, arrestohet 19-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi ju gjetën municion luftarak në mjetin me të cilin lëvizte.

Siaps informacioneve, në momentin që I ëhstë sinjalizuar të ndalojë, Eenes Jakupi 19-vjeç ka tentuar t’I ikë policisë, por pas ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve ëhstë bërë I mundur ndalimi I tij.

Pas kontrollit të mjetit ju gjetën dhe 2 krehra me fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.

Njoftimi:

Kontrollet bazuar në inteligjencën policore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e shtetasve që qarkullojnë me armë dhe drogë, si dhe të atyre që janë në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Qarkullonte me automjet, me municion luftarak me vete, vihet në pranga 19-vjeçari që tentoi t’iu largohej shërbimeve të Policisë.

Sekuestrohen 2 krehra me fishekë luftarakë dhe automjeti me të cilin lëvizte i arrestuari.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas mbante municion luftarak, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, dhe kanë ndërhyrë menjëherë për arrestimin e këtij shtetasi.

Në unazën e qytetit të Vaut të Dejës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin E. J., i cili ka tentuar t’iu largohej shërbimeve, por është kapur menjëhere nga to.

Gjatë kontrollit në çantën e shtetasin E. J., në brendësi të automjetit, Policia gjeti 2 krehra me fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi E. J., 19 vjeç, banues në fshatin Kuç. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, municioni luftarak dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.