EMRI/ Lëvizte me makinë të paregjistruar dhe kundërshtoi forcat e policisë së Kosovës, shoqërohet politikani serb

Një politikan serb është shoqëruar në policinë e Kosovës këtë të enjte, pasi makina me të cilën ishte duke udhëtuar ka qenë e

Dhjetor 7, 2023 - 17:14
 0
EMRI/ Lëvizte me makinë të paregjistruar dhe kundërshtoi forcat e policisë së Kosovës, shoqërohet politikani serb

Një politikan serb është shoqëruar në policinë e Kosovës këtë të enjte, pasi makina me të cilën ishte duke udhëtuar ka qenë e paregjistruar.

 

Zv.drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elashani ka thënë për mediat se politikani serb i shoqëruar është Aleksandër Arsenijeviç, pasi nuk ka zbatuar urdhërat e oficerëve të policisë.

 

“E kemi shoqëruar deri në stacion, ku i janë dhënë dy tiketa, njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit. I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, njofton Elshani.

 

Aleksandër Arsenijeviç është kryetar i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbe”. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.