Emri/ Lindi foshnjën, më pas e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçarja: Ja çfarë pretendoi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një 42-vjeçare ka hedhur në lumë foshnjen e saj. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen Leta Koçi 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale […]

Mars 18, 2024 - 20:00
 0
Emri/ Lindi foshnjën, më pas e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçarja: Ja çfarë pretendoi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një 42-vjeçare ka hedhur në lumë foshnjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen Leta Koçi 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet ne njoftimin e policise./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.