Emri/ Makina përplas punonjësin e policisë në Durrës, aksidentohet tek vijat e bardha

Një efektiv policie është aksidentuar nga një automjet, teksa kalonte vijat e bardha, para Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Mësohet se automjeti me drejtues Antonio Frroku ka përplasur efektin e policisë Mariglen Allka. Sipas detajeve, mësohet se shoferi ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka përplasur efektivin që po kalonte vijat e bardha. […]

Nëntor 30, 2023 - 19:50
 0
Emri/ Makina përplas punonjësin e policisë në Durrës, aksidentohet tek vijat e bardha

Një efektiv policie është aksidentuar nga një automjet, teksa kalonte vijat e bardha, para Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Mësohet se automjeti me drejtues Antonio Frroku ka përplasur efektin e policisë Mariglen Allka.

Sipas detajeve, mësohet se shoferi ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka përplasur efektivin që po kalonte vijat e bardha.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.