Emri/ Municion luftarak i fshehur në oborrin e banesës, arrestohet 61-vjeçari në Fier

Policia ka vënë në pranga një 61-vjeçar në Fier. Vladimir Mersini u arrestua pasi uniformat blu gjetën të fshehur në oborrin e banesës

Shtator 6, 2023 - 11:10
 0
Emri/ Municion luftarak i fshehur në oborrin e banesës, arrestohet 61-vjeçari në Fier

Policia ka vënë në pranga një 61-vjeçar në Fier. Vladimir Mersini u arrestua pasi uniformat blu gjetën të fshehur në oborrin e banesës së tij një çantë që mbante municion luftarak. Policia njofton se gjetën 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak.

 

Armët e gjetura do t’i nënshtrohen ekspertizës për të saktësuar nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.

 

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.