Emri/ Ndalohet në Kakavijë huligani kroat, i dyshuar si ekzekutor i tifozit grek

Policia greke ka ndaluar në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, një shtetas kroat i dyshuar si pjesë e grupit që ekzekutuan një tifoz grek 29 vjeç një ditë më parë në Athinë. Burime ekskluzive i thanë Top Channel se huligani kroat Domagoj Pezer 19 vjeç tentoi të largohet nga Greqia, por u ndalua në pikën […]

Gusht 8, 2023 - 19:05
 0
Emri/ Ndalohet në Kakavijë huligani kroat, i dyshuar si ekzekutor i tifozit grek

Policia greke ka ndaluar në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, një shtetas kroat i dyshuar si pjesë e grupit që ekzekutuan një tifoz grek 29 vjeç një ditë më parë në Athinë.

Burime ekskluzive i thanë Top Channel se huligani kroat Domagoj Pezer 19 vjeç tentoi të largohet nga Greqia, por u ndalua në pikën e kufirit grek të Kakavijës.

Ai u prangos dhe para pak minutash u dërgua në drejtorinë e Policisë Janinë ku do të merret në pyetje.

Pas ngjarjes, ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Ioanis Oikonomou ka urdhëruar largimin e menjëhershëm nga detyrat 7 oficerëve të policisë greke EL.AS dhe ka dhënë porosi për hapjen e një hetimi të brendshëm pas vrasjes së një 29 vjeçarit grek në incidentet e dhunshme mes huliganëve kroatë e grekë në Athinë.

Nga përleshjet e dhunshme 29-vjeçari grek Michalis Katsouris është qëlluar disa herë me thikë nga një tifoz kroat dhe ka humbur jetën, ndërsa edhe 8 persona të tjerë, pesë grekë dhe tre kroatë janë plagosur.

Sipas informacioneve nga burime policore, një grup prej 150-200 tifozësh të organizuar të Dinamos së Zagrebit kanë mbërritur me makinat e tyre në Greqi, pavarësisht urdhrit të ndalimit të lëvizjes së tifozëve nga Kroacia, për ndeshjen kundër AEK-ut, në OPAP Arena./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.