Emri/ Ngjarja e rëndë, mbyti 7 foshnja në spitalin ku punonte, burg infermieres

Britani është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një infermiere është shpallur fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave në spitalin Countess of Chester. Vendimi i sotëm i gjykatës e bën atë vrasësen më të madhe të foshnjave në historinë e Britanisë. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, Letby vrau foshnjat përmes një injektimi […]

Gusht 18, 2023 - 16:04
 0
Emri/ Ngjarja e rëndë, mbyti 7 foshnja në spitalin ku punonte, burg infermieres

Britani është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një infermiere është shpallur fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave në spitalin Countess of Chester.

Vendimi i sotëm i gjykatës e bën atë vrasësen më të madhe të foshnjave në historinë e Britanisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, Letby vrau foshnjat përmes një injektimi gjatë periudhës qershor 2015-2016, ndërsa punonte në spital.

Letby u shpall gjithashtu fajtore për tentativën për të vrarë gjashtë foshnja të tjera në njësinë neonatale të spitalit, duke përdorur metoda të tilla si injektimi i qëllimshëm i ajrit, ushqyerja e tepërt dhe helmimi me insulinë. Aktakuza kishte gjithsej 22 pika.

Vendimi u mor pasi trupi gjykues diskutoi për më shumë se 110 orë. Gjatë gjyqit, i cili zgjati më shumë se 10 muaj, Letby tregoi emocione të ndryshme./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.