Emri/ Njëri prej autorëve të dhunës ndaj avokatit të Berishës është futbollist!

Një prej autorëve të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është një futbollist i kampionatit shqiptar. Bëhet fjalë për Romario Tabakun, aktualisht i shpallur në kërkim për ndihmën që i dha autorëve të sulmit. Tabaku, sipas policisë, ka transportuar tre autorët me automjetin tip “Audi” me targa “AB 696 JT”, duke i ndihmuar të largohen nga […]

Maj 29, 2024 - 20:40
 0
Emri/ Njëri prej autorëve të dhunës ndaj avokatit të Berishës është futbollist!

Një prej autorëve të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është një futbollist i kampionatit shqiptar.

Bëhet fjalë për Romario Tabakun, aktualisht i shpallur në kërkim për ndihmën që i dha autorëve të sulmit. Tabaku, sipas policisë, ka transportuar tre autorët me automjetin tip “Audi” me targa “AB 696 JT”, duke i ndihmuar të largohen nga vendngjarja.

Tabaku është futbollist, dhe deri para pak kohësh ka luajtur me ekipin e Tërbunit. Ai në rrjetet sociale thotë se gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve të Dinamos dhe Partizanit.

Sipas Policisë së Tiranës, sulmi ndodhi pasi Mëngjesi kishte fituar gjyqin për pronën e një familjeje në Tiranë, por këta të fundit nuk kishin pranuar t’i shlyenin detyrimet ndaj studios ligjore të avokatit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.