EMRI/ Nuk arrestonte trafikantët e drogës, pezullohet nënkomisari i policisë në Fier

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra nënkomisarin Taulant Ismalaj, i cili akuzohet se favorizonte trafikantët e lëndëve narkotike, në Berat. Në

Dhjetor 4, 2023 - 18:09
 0
EMRI/ Nuk arrestonte trafikantët e drogës, pezullohet nënkomisari i policisë në Fier

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra nënkomisarin Taulant Ismalaj, i cili akuzohet se favorizonte trafikantët e lëndëve narkotike, në Berat. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se nënkomisari, me detyrë specialist në fushën kundër narkotikëve, nuk arrestonte trafikuesit duke favorizuar aktivitetin e tyre.

 

“(Rajoni Fier – Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën shtrënguese “Ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Nënkomisar T.I., me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftim.

 

Nënkomisari akuzohet se  kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.