EMRI/ Pas sherrit kërciti arma në Fier, policia kap autorin dhe i vihet pas tjetrit

Ka rënë në pranga një nga autorët e të shtënave me armë në Fermë Çlirim të Fierit, mbrëmjen e djeshme. I arrestuari është

Dhjetor 25, 2023 - 11:08
 0
EMRI/ Pas sherrit kërciti arma në Fier, policia kap autorin dhe i vihet pas tjetrit

Ka rënë në pranga një nga autorët e të shtënave me armë në Fermë Çlirim të Fierit, mbrëmjen e djeshme.

I arrestuari është Nikola Muçi (Mahmutaj), teksa po punohet për kapjen e bahskëpunëtorit të tij, Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj).

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta kohë më parë me shtetasin E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K..

Njoftimi i policisë:

Fier/Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit B. K.

Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e tjetrit.

Sekuestrohet automjeti me të cilën u larguan autorët, pasi qëlluan me armë zjarri, për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe punës së pandërprerë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit B. K., 33 vjeç, shërbimet e Policisë, me mbështetje të inteligjencës policore, bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje, shtetasin Nikola Muçi(M), 22 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. H.(M)., 33 vjeç, banues në Fermë Çlirim.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me shtetasin E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij dyqani dhe më pas janë larguar me automjetin tip “ML”, i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për kapjen e shtetasit G. H.(M). dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.