Emri/ “Pasoja po nuk pagove”! U kap në shtëpinë e barit në Britani, dëshmia e të riut shqiptar: Më detyruan, i kisha borxh…!

Një i ri shqiptar i cili punonte si “kopshtar” në një plantacion kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar u zbulua nga autoritetet pasi pagoi taksën e këshillit për pronën. Krisjan Kumaraku u identifikua pasi policia bastisi shtëpinë e tij dhe gjeti të dhëna për të intensifikuar hetimet. Sipas mediave të huaja, pas kontrollit të policisë në […]

Janar 5, 2024 - 17:11
 0
Emri/ “Pasoja po nuk pagove”! U kap në shtëpinë e barit në Britani, dëshmia e të riut shqiptar: Më detyruan, i kisha borxh…!

Një i ri shqiptar i cili punonte si “kopshtar” në një plantacion kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar u zbulua nga autoritetet pasi pagoi taksën e këshillit për pronën.

Krisjan Kumaraku u identifikua pasi policia bastisi shtëpinë e tij dhe gjeti të dhëna për të intensifikuar hetimet.

Sipas mediave të huaja, pas kontrollit të policisë në dhjetorin e vitit të kaluar u zbulua se brenda saj ishte ngritur një plantacion kanabisi ku 3 dhoma ishin përshtatur për kultivimin e drogës.

Mësohet se gjithsej u gjetën rreth 150 bimë kanabisi së bashku me gjithë pajisjet e nevojshme për rritjen dhe përpunimin e lëndës narkotike, e cila vlerësohet se vlente rreth 60 mijë paundë.

Raportohet se policët gjetën disa fatura për pagesën e energjisë elektrike dhe taksave të këshillit, të cilat ishin bërë në pikat lokale. Policia kontrolloi kamerat për të parë se kush kishte bërë pagesat përkatëse dhe identifikoi të riun shqiptar Kumaraku.

Gjatë arrestimit të tij, 26-vjeçarit iu gjetën çelësat e banesës, dy telefona celularë dhe rreth 300 paundë britanikë.

Pas arrestimit ai u tha autoriteteve se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca në pjesën e pasme të kamionit në mars 2023 dhe se u detyrohej para atyre që e kishin transportuar. Ai tha se i ishte thënë që të kujdesej për bimët dhe të paguante faturat e shtëpisë “ose do të kishte pasoja”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.