Emri/ Përplasi për vdekje të moshuarin, përfundon në pranga 55-vjeçari në Fier

Një 55-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit, pasi mbrëmjen e kaluar ai përplasi për vdekje të moshuarin H. S. në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”. Raportohet se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se ka aksidentuar 85-vjeçarin, shtetasin A. F., 55 vjeç, […]

Mars 30, 2024 - 13:35
 0
Emri/ Përplasi për vdekje të moshuarin, përfundon në pranga 55-vjeçari në Fier

Një 55-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit, pasi mbrëmjen e kaluar ai përplasi për vdekje të moshuarin H. S. në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.

Raportohet se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se ka aksidentuar 85-vjeçarin, shtetasin A. F., 55 vjeç, banues në Fier.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Fier

Në vijim të informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, ku humbi jetën këmbësori, shtetasi H. S., 85 vjeç, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se ka aksidentuar 85-vjeçarin, shtetasin A. F., 55 vjeç, banues në Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./m.j

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.