EMRI/ Përpunonte drogën në banesë dhe më pas e shiste, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Një 53-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi përpunonte në banesë, lëndë narkotike, duke e ndarë në doza, me qëllim shitjen. Në vijim të

Mars 13, 2024 - 10:45
 0
EMRI/ Përpunonte drogën në banesë dhe më pas e shiste, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Një 53-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi përpunonte në banesë, lëndë narkotike, duke e ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Durrës, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ardi Rexhepi, në fshatin Xhafzotaj.

Gjatë kontrolleve në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 makineri dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Ardi Rexhepi, 53 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike në sasi, i pëpunonte në banesë dhe i ndante në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe në lagjet e qytetit të Durrësit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.