Emri/ Pëson infarkt, ndërron jetë në moshë të re mësuesja e anglishtes në Dimal! Dedikimi prekës i nxënësve
Etleva Gjoni, mësuese e anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Dimal ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e një infarkti. Etleva ishte duke shkuar në shkollës, si ccdo ditë mëngjesin e së premtes kur u ra pa ndjenja në tokë. Ajo u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë. Të shumta […]
Etleva Gjoni, mësuese e anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Dimal ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e një infarkti. Etleva ishte duke shkuar në shkollës, si ccdo ditë mëngjesin e së premtes kur u ra pa ndjenja në tokë. Ajo u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë. Të shumta janë mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale të nxënësve dhe kolegëve.
Në profilin e shkollës “Sali Gjuka” në facebook shkruhet: “Ky është një nga ato postimet që nuk do të donim të ndanim me ju. E vështirë për ta besuar dhe e dhimbshme për ta pranuar se kolegia dhe mësuesja jonë e dashur Etleva Gjoni nuk do të jetë më midis nesh. Jeta jote njerëzore edhe pse e shkurtër ka siguruar mbijetesën e personit tënd. Na beso mike, errësira që ke lënë është shume e madhe. Të qoftë dheu i lehtë! U prehsh në paqe!”.
“Presore si je? Nuk do te pyes per detyrat e shtepis apo te ngrihem ne mesim! Dua te te them qe do jesh gjithmon mesuesja ime e preferuar dhe do kesh nje vend te vecant ne zemrat tona! Shkolla do jet bosh pa ty, pa buzeqeshjen tende dhe shakat e tua!”, shkruan një nxënës në komente.
What's Your Reaction?