EMRI/ Pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet 31-vjeçari në Malësinë e Madhe, transportoi mbi 3 ton kanabis

Policia e Shkodrës ka arrestuar 31-vjeçarin, Kristjan Uldedaj, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në Itali. I riu është

Shkurt 2, 2024 - 11:26
 0
EMRI/ Pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet 31-vjeçari në Malësinë e Madhe, transportoi mbi 3 ton kanabis

Policia e Shkodrës ka arrestuar 31-vjeçarin, Kristjan Uldedaj, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në Itali. I riu është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, ku edhe pritet të ekstradohet në vendin fqinj.

Ai rezulton si i përfshirë në bandën kriminale për një periudhe 7-vjeçare, kohë në të cilën u përfshi në trafikimin e 3.4 ton kanabis dhe 35 kilogramë kokaine.

“Nga hetimet rezultoi se grupi kriminal në të cilin ishte pjesëtar shtetasi K. U., gjatë periudhës 2015-2022, ka trafikuar në Itali, rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale”, njofton policia.

Gjykata e Milanos i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të grupit kriminal./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.