EMRI/ Plagoset me armë zjarri shqiptari në Greqi

34-vjeçari shqiptar Renis Fajzolli ka mbetur i plagosur gjatë një sulmi të armatosur që ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit  në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos në Greqi. Pas të shtënave, shqiptari ka mbërritur me makinën e tij në cep të rrugës ‘Iera Odos’ dhe ‘Spyrou Patsi’, ku ka […]

Shkurt 2, 2024 - 08:12
 0
EMRI/ Plagoset me armë zjarri shqiptari në Greqi

34-vjeçari shqiptar Renis Fajzolli ka mbetur i plagosur gjatë një sulmi të armatosur që ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit  në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos në Greqi.

Pas të shtënave, shqiptari ka mbërritur me makinën e tij në cep të rrugës ‘Iera Odos’ dhe ‘Spyrou Patsi’, ku ka kërkuar ndihmë nga policët që po patrullonin me makinë.

Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark. Autorët kanë qenë duke hipur në një mjet me të cilin i janë afruar 34-vjeçarit para se ta qëllonin tre herë.

Në vendin ku ndodhi krimi janë gjetur tre gëzhoja të kalibrit 9 mm. Ndërkohë, shqiptari rezulton me precedent penal, pasi në vitin 2019 është arrestuar për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.