EMRI/ Plagosi me armë zjarri shokun e lagjes në Kamëz pas sherrit, arrestohet 18-vjeçari
Armir Hasa, autori i plagosjes së 16-vjeçarit dy ditë më parë në Kamëz ka rënë në prangat e policisë. Gjatë operacionit policor të koduar “Catch” ra në pranga 18-vjeçari bashkë me bashkëpunëtorin në këtë ngjarje. Burime nga Komisariati nr. 5 thanë se autori dhe i plagosuri janë shokë në lagje me njëri-tjetrin, ata njiheshin prej vitesh […]
Armir Hasa, autori i plagosjes së 16-vjeçarit dy ditë më parë në Kamëz ka rënë në prangat e policisë.
Gjatë operacionit policor të koduar “Catch” ra në pranga 18-vjeçari bashkë me bashkëpunëtorin në këtë ngjarje. Burime nga Komisariati nr. 5 thanë se autori dhe i plagosuri janë shokë në lagje me njëri-tjetrin, ata njiheshin prej vitesh dhe më herët nuk rezulton që të kenë pasur zënka apo konflikte.
Si rezultat i këtij operacioni i bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: A. H., 18 vjeç dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të dy banues në Kamëz. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 18.10.2023, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
What's Your Reaction?