EMRI/ Pranga zyrtarit të Urbanistikës Sarandë, mori ryshfet për shfrytëzim plazhi dhe shembjen e një lokali

Zyrtari i Urbanistikës në Sarandë, Ariel Balani është vënë në pranga me urdhër të SPAK. Ai akuzohet se ka marrë 12 mijë euro

Tetor 27, 2023 - 10:20
 0
EMRI/ Pranga zyrtarit të Urbanistikës Sarandë, mori ryshfet për shfrytëzim plazhi dhe shembjen e një lokali

Zyrtari i Urbanistikës në Sarandë, Ariel Balani është vënë në pranga me urdhër të SPAK. Ai akuzohet se ka marrë 12 mijë euro për një leje për shfrytëzim plazhi. Marrëveshja mes zyrtarit të Urbanisitikës dhe dy personave që i kanë dhënë paratë është bërë në korrik të vitit 2021, por nuk është realizuar dot. Në këto kushte, Ariel Balani i ka kthyer paratë dy personave që kërkonin lejen.

 

Gjithashtu, në muajin mars të vitit 2020 Ariel Balani akuzohet se ka marrë sërish ryfshet për të ndërhyrë lidhur me një objekt të ndërtuar në Ksamil, i cili do të shembej.

 

Mbi zyrtarit e Urbanistikës në Sarandë rëndon vepra penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.