EMRI/ Punonjësi i aeroportit në Rinas i vjedh udhëtarit orën me vlerë 20 mijë euro, prangoset 24-vjeçari
Një punonjës punonjës për ngarkim-shkarkimin e bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve në Rinas është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se i ka vjedhur
Një punonjës punonjës për ngarkim-shkarkimin e bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve në Rinas është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se i ka vjedhur një udhëtari nga bagazhet një orë me vlerë 20 mijë euro.
Bëhet fjalë për 24-vjeçarin, Klajdi Qerimi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të depozituar nga një 30-vjeçar, se kushëririt të tij, i cili kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Athinës, i kishin vjedhur një orë të kushtueshme të cilën e mbante në bagazhet e tij dhe vjedhjen e së cilës ai e kishte konstatuar në momentin kur kishte arritur në Athinë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, u arrit të identifikohet si autor i kësaj vjedhjeje, shtetasi K. Q., me detyrë punonjës i sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit K. Q., 24 vjeç, banues në Krujë, me detyrë punonjës për ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve, në aeroportin e Rinasit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua ora e dyshuar e vjedhur, me vlerë rreth 20 000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?