EMRI/ Qëlloi me armë zjarri drejt makinës së ish-deputetit Armando Prenga, arrestohet autori

30-vjeçari  Fatbardh Ismaili u arrestua sot nga Policia e Kurbinit, pasi ishte në kërkim për atentain e një viti më parë ndaj ish-deputetit Armando Prenga. Ky i fundit nuk u lëndua nga të shtënat me armë zjarri në Maj 2023. NJOFTIMI I POLICISË:  Kurbin/ Kontrolle intensive në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i […]

Shkurt 4, 2024 - 14:36
 0
EMRI/ Qëlloi me armë zjarri drejt makinës së ish-deputetit Armando Prenga, arrestohet autori

30-vjeçari  Fatbardh Ismaili u arrestua sot nga Policia e Kurbinit, pasi ishte në kërkim për atentain e një viti më parë ndaj ish-deputetit Armando Prenga.

Ky i fundit nuk u lëndua nga të shtënat me armë zjarri në Maj 2023.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kurbin/ Kontrolle intensive në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave në kërkim.

Qëlloi me armë zjarri në muajin maj të vitit kaluar, në drejtim të një shtetasi në lëvizje me automjet, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, i kërkuar prej disa muajsh.

Operacioni për kapjen e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS).

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim edhe me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS) bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen në fshatin Gurëz, njësia administrative Fushe Kuqe, Kurbin, të një personi në kërkim, është organizuar puna operacionale ku si rezultat u kap dhe u ndalua shtetasi F. I. 30 vjeç, banues në Fushe Kuqe, Kurbin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.