EMRI/ Qytetari kërcënon me armë zjarri punonjësit e Task Forcës në Pogradec, më pas arratiset

Pogradec– Punonjësit e task forces të cilët kishin shkuar në fshatin Buzhaishtë të Mokres (Pogradec) per të verifikuar personat me ndihmë ekonomike jane

Prill 25, 2024 - 15:35
 0
EMRI/ Qytetari kërcënon me armë zjarri  punonjësit e Task Forcës në Pogradec, më pas arratiset

Pogradec– Punonjësit e task forces të cilët kishin shkuar në fshatin Buzhaishtë të Mokres (Pogradec) per të verifikuar personat me ndihmë ekonomike jane konfliktuar dhe kërcënuar nga një person i armatosur.

Sipas informacioneve paraprake, personi i identifikuar si Spartak Çela i cili rezulton dhe i shpallur në kërkim, u ka dalë para punonjësve të task forcës në momentin që ata i janë afruar banesës për të kryer detyrën ndërkohë që njeri prej punonjësve ka konstatuar se mbante një armë til pistoletë.

Çela debatoi me shoferin e task forcës, me pas persona të tjerë kanë ndërhyrë per ti qetësuar dhe punonjësit janë strehuar në një prej familjeve të fshatit.

Mësohet se Çela është larguar dhe po kërkohet nga forcat e policisë që kanë mbërritur në fshat dhe po krehin zonën.

Spartak Çela është shpallur në kërkim 2 vite më parë pasi ka plagosur në një lokal në Velcan një shokun e tij. Pas ngjarjes mundi ti shpëtonte policisë dhe prej dy vitesh rezultonte në kërkim./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.