Emri/ Ra nga ballkoni, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare në një hotel në Prishtinë

34-vjeçarja Artila Kameri, ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në një hotel në zonën e Graçanicës, në Kosovë. Dyshohet se ajo ka rënë nga kati i dytë i një hoteli “Venus” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. “Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë […]

Dhjetor 28, 2023 - 15:44
 0
Emri/ Ra nga ballkoni, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare në një hotel në Prishtinë

34-vjeçarja Artila Kameri, ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në një hotel në zonën e Graçanicës, në Kosovë.

Dyshohet se ajo ka rënë nga kati i dytë i një hoteli “Venus” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, deklaroi Flora Ahmeti për mediat në Kosovë.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen për gazetën “Express” ka folur edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, citohet të ketë thënë Ulaj.

Po ashtu gazeta Nacionale shkroi se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, brenda në hotel kanë qenë edhe dy persona të tjera, një mashkull nga Peja dhe një vajzë nga Gjakova.

Viktima dyshohet se kishte një biznes privat në Gjakovë për estetikë, dhe ka pasur disa paraqitje publike edhe nëpër media vendore./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.