Emri/ Rrëmbeu një person në Itali dhe kërkoi para për ta liruar, arrestohet në Laç 22-vjeçari

Një 22-vjeçar, që kërkohej nga autoritetet italiane për veprat rrëmbim dhe vjedhje me dhunë, është arrestuar këtë fundjavë në Laç. Dyshohet se Daniel Gjoni, në bashkëpunim me disa të tjerë, ka rrëmbyer një shtetas në vendin fqinj dhe i ka kërkuar para në këmbim të lirimit. Ndërsa në muajin gusht, u kanë vjedhur shuma parash […]

Tetor 28, 2023 - 16:25
 0
Emri/ Rrëmbeu një person në Itali dhe kërkoi para për ta liruar, arrestohet në Laç 22-vjeçari

Një 22-vjeçar, që kërkohej nga autoritetet italiane për veprat rrëmbim dhe vjedhje me dhunë, është arrestuar këtë fundjavë në Laç.

Dyshohet se Daniel Gjoni, në bashkëpunim me disa të tjerë, ka rrëmbyer një shtetas në vendin fqinj dhe i ka kërkuar para në këmbim të lirimit.

Ndërsa në muajin gusht, u kanë vjedhur shuma parash disa adoleshentëve duke përdorur dhunë ndaj tyre, në Cassano d’Adda dhe Vaprio d’Adda.

Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur.

Ai u arrestua në Laç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.