EMRI/ Shiste doza kanabisi në lagje të ndryshme të qytetit, arrestohet i riu në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 28-vjeçar në kuadër të operacionit “Tempulli”. I riu shiste doza kanabisi në lagje të ndryshme

Shkurt 5, 2024 - 12:29
 0
EMRI/ Shiste doza kanabisi në lagje të ndryshme të qytetit, arrestohet i riu në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 28-vjeçar në kuadër të operacionit “Tempulli”. I riu shiste doza kanabisi në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, 28-vjeçarit, Manuel Mone, iu gjetën disa 18 doza kanabisi të gatshme për shitje, të cilat iu sekuestruan së bashku me dy celularë dhe një shumë parash.

“Si rezultat, në rrugën kryesore të fshatit Poro, u kap në flagrancë shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Poro. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 18 doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, 2 celularë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.     

I riu e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.