Emri/ Shpërtheu zyrën noteriale tek ish-blloku në Tiranë, vihet në pranga autori i vënies së eksplozivit

Policia ka arrestuar autorin e vendosjes së eksplozivit tek zyra noteriale e Esmeralda Dautit, ngjarje e cila ndodhi më 30 janar të këtij viti në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Paulin (Pavlin) Kola ka rënë në prangat e policisë, bëjnë me dije burime për Report Tv. Më herët për këtë ngjarje kanë rënë në pranga […]

Maj 1, 2024 - 16:35
 0
Emri/ Shpërtheu zyrën noteriale tek ish-blloku në Tiranë, vihet në pranga autori i vënies së eksplozivit

Policia ka arrestuar autorin e vendosjes së eksplozivit tek zyra noteriale e Esmeralda Dautit, ngjarje e cila ndodhi më 30 janar të këtij viti në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Paulin (Pavlin) Kola ka rënë në prangat e policisë, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Më herët për këtë ngjarje kanë rënë në pranga Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër; Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës; Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.

Pasi vendosën lëndën plasëse në derën e noteres, autorët kanë lëvizur me motomjetin e Eno Flamurajt.

Më pas e kanë braktisur atë në zonën e Liqenit të Farkës dhe janë larguar me automjetin e Korrado Katanas, tip ‘Audi’.

Noteria është në pronësi të Esmeralda Dautit dhe për fat të mirë u regjistruan vetëm dëme materiale. Në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë këqyrur nga hetuesit e Komisariatit nr. 2 shfaqet të paktën një person, i kamufluar mirë për të fshehur fytyrën dhe me kapele, i cili afrohet, lë lëndën plasëse dhe largohet./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.