EMRI/ SPAK heq dorë nga e dashura e Dumanit, ia kalon dosjen Fierit

Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur të shpallë moskompetencën për të dashurën e Nuredin Dumanit, kosovaren Mirjetë Hajdini. Sipas gazetarit të Ora News Elton Qyno, deklarimi i shpalljes së moskompetencës është bërë pak kohë më parë, ku fillimisht SPAK ia ka transferuar dosjen e Mirjetë Hajdinit, prokurorisë së Elbasanit dhe më tej kjo e fundit […]

Tetor 10, 2023 - 14:25
 0
EMRI/ SPAK heq dorë nga e dashura e Dumanit, ia kalon dosjen Fierit

Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur të shpallë moskompetencën për të dashurën e Nuredin Dumanit, kosovaren Mirjetë Hajdini.

Sipas gazetarit të Ora News Elton Qyno, deklarimi i shpalljes së moskompetencës është bërë pak kohë më parë, ku fillimisht SPAK ia ka transferuar dosjen e Mirjetë Hajdinit, prokurorisë së Elbasanit dhe më tej kjo e fundit ia ka dërguar dosjen prokurorisë së Fierit.

Kjo pasi në muajin Mars 2022 Mirjetë Hajdini u arrestua fillimisht në qytetin e Fierit dhe më pas çështja u transferua në Elbasan.

Aktualisht kjo prokurori ka marrë të pandehur Mirjetë Hajdinin për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Mirjetë Hajdini ka shoqëruar Nuredin Dumanin në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo ka pretenduar se kishte krijuar një raport intim me Dumanin, të cilin e ka njohur me emrin Arvit Spahiu.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.