EMRI/ SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, mes kontigjentëve të krimit edhe biznesmeni nga Velipoja, i afërm i Pëllumb Gjokës

Në 43 urdhërat e lëshuar nga SPAK në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja në Shkodër Mir Bruli. Bruli është i dyshuar

Maj 17, 2024 - 12:30
 0
EMRI/ SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, mes kontigjentëve të krimit edhe biznesmeni nga Velipoja, i afërm i Pëllumb Gjokës
Pellumb Gjoka

Në 43 urdhërat e lëshuar nga SPAK në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja në Shkodër Mir Bruli. Bruli është i dyshuar për perfshirje ne veprimtari kriminale.

Në mbështetje të SPAK ishin edhe forcat e policsë vendore të Shkodrës të cilët nën drejtimin e SPAK finalizuan këtë operacion. Mir Bruli është një i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka i cili është i arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”.

Pak kohë më parë një prej bizneseve të Mir Brulit në pjesën e Vilunit në plazhin e Velipojës u shemb nga IKMT si ndërtim pa leje.

Mir Bruli është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri ndërsa është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.

Arrestimi i tij është bërë në orët e mëngjesit të sotëm nga forca të shumta policie të cilët bënë të mundur prangosjen e biznesmenit.

Forca të shumta policie janë mobilizuar këtë të premte në disa qytete të Shqipërisë për të ekzekutuar urdhër arrestet e lëshuara për personazhe të njohur të botës së krimit që kanë tërhequr vëmendjen e mbarë opinionit publik për ngarje të bujshme kriminale ndër vite.

Aksioni blic u shtri në Lezhë, Kurbin, Nikël, Fushë Krujë, Tiranë, Shkodër e Vlorë. SPAK ka lëshuar 43 urdhër arreste.

Vizion Plus ka mësuar emrat e 11 kontigjentëve të krimit për të cilët SPAK ka lëshuar masa arresti.

Ata janë:

Leonard Duka
Erlis Duka
Fatmir Hyseni alias Doçja
Arben Ndoka
Xhevi Ndoka
Albert Zaja
Valter Bami
Durim Bami
Astrit Avdylaj
Plaurent Dervishaj
Endrit Dokle

/vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.