EMRI/ Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kolajve të Velipojës. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku

Prill 2, 2024 - 23:40
 0
EMRI/ Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kolajve të Velipojës. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata mëson se i plagosur ka mbetur Emiljano Paloka ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

Ende nuk ka informacion mbi rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi:

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.