EMRI/ Trafikonte drogë, arrestohet DJ shqiptar në Greqi

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap në flagrancë duke transportuar dy pako me 25 kg marijuanë. Në pranga

Shkurt 14, 2024 - 14:07
 0
EMRI/ Trafikonte drogë, arrestohet DJ shqiptar në Greqi

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap në flagrancë duke transportuar dy pako me 25 kg marijuanë. Në pranga ka rënë shtetasi Mario Guxo.

Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë “Fedex” pakot e mbërritura me emrin e Joanis Paraskeopulos, kartë identiteti greke false. Guxo e kryente këtë aktivitet për disa muajsh, dyshon policia dhe ka mundur të shmangë kontrollet doganore në disa raste.

Guxo ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës. Ai e shpërndante drogën në lokalet që punonte. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.