Emri/ Tragjike: Bie nga Kalaja e Rozafës, humb jetën turisti slloven

Një turist slloven ka humbur jetën aksidentalisht në Shkodër. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, ku shtetasi slloven Slatko Pasaliq, 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës. 65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka […]

Tetor 4, 2023 - 21:30
 0
Emri/ Tragjike: Bie nga Kalaja e Rozafës, humb jetën turisti slloven

Një turist slloven ka humbur jetën aksidentalisht në Shkodër.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, ku shtetasi slloven Slatko Pasaliq, 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.

65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.