Emri/ Tragjike: Humb jetën DJ shqiptar, pas koncertit në Itali po drejtonte Ferrarin me 200km/orë

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë teksa udhëtonte me një mjet tip ‘Ferrari’ të dielën në Italinë veriore. 40-vjeçari i cili banonte në Zvicrës, ishte DJ me profesion. Sikurse duket nga pamjet e ndara nga gazeta zviceriane Blick, Ferrari GT C4 i bardhë është copëtuar dhe ndarë në […]

Prill 1, 2024 - 17:35
 0
Emri/ Tragjike: Humb jetën DJ shqiptar, pas koncertit në Itali po drejtonte Ferrarin me 200km/orë

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë teksa udhëtonte me një mjet tip ‘Ferrari’ të dielën në Italinë veriore.

40-vjeçari i cili banonte në Zvicrës, ishte DJ me profesion. Sikurse duket nga pamjet e ndara nga gazeta zviceriane Blick, Ferrari GT C4 i bardhë është copëtuar dhe ndarë në dy pjesë.

Viktima, me emrin Isa.Q., ishte duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

40-vjeçari, vetëm disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me Ferrari për në Itali. Vëllai i tij 41-vjeçar ka konfirmuar se automjeti i përkiste atij.

Është e vështirë ta përshkruash me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.

Dyshohet se bashkë me të ka humbur jetën edhe një grua. Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi ata u dogjën në veturën që mori flakë. Ndërkohë, policia e Settimo Torinese ka kontaktuar disa të afërm dhe u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurve përmes analizës së ADN-së./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.