Emri/ Transportonte heroinë nga Shqipëria në Itali, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim nga Interpoli

Policia ka vënë në pranga 50-vjeçarin, Alket Hatija, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. 50-vjeçari rezulton i dënuar me 20 vite burg

Gusht 30, 2023 - 15:08
 0
Emri/ Transportonte heroinë nga Shqipëria në Itali, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim nga Interpoli

Policia ka vënë në pranga 50-vjeçarin, Alket Hatija, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. 50-vjeçari rezulton i dënuar me 20 vite burg pasi akuzohet se në bashkëpunim me 40 persona të tjerë është përfshirë në trafikimin e drogës.

 

50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge, rreth 10 kg heroinë për çdo rast.

 

Arrestimi i tij u bë në një hotel në qytetin e Durrësit, ndërsa pritet të ekstradohet në vendin fqinj ku do të vuajë dënimin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.