EMRI/ U kap me mbi 100 mijë paund në portin e Durrësit, gjykata lë të lirë emigrantin

Gjykata e Durrësit la të lirë emigrantin shqiptar që u kap me mbi 100 mijë paund në portin e Durrësit. Për Diafet Palushin 30 vjeç u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa hetimet për mosdeklarim të të hollave në kufi vazhdojnë. Palushi u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, disa ditë më […]

Gusht 15, 2023 - 16:46
 0
EMRI/ U kap me mbi 100 mijë paund në portin e Durrësit, gjykata lë të lirë emigrantin

Gjykata e Durrësit la të lirë emigrantin shqiptar që u kap me mbi 100 mijë paund në portin e Durrësit.

Për Diafet Palushin 30 vjeç u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa hetimet për mosdeklarim të të hollave në kufi vazhdojnë.

Palushi u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, disa ditë më parë në portin e Durrësit.

30-vjeçari, i cili vinte nga Anglia u arrestua sipas policisë pasi kishte fshehur në çantën e dorës 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi”.

Ai ka deklaruar se sasinë e parave nuk e kishte fshehur, pasi ajo është produkt i punës së tij në Angli, dhe po e mbante në çantën e dorës.

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.