EMRI/ U kap në “shtëpi bari”, dënohet i riu shqiptar në Britani: Kisha borxhe

25-vjeçari shqiptar Leonardo Çapja, është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata britanike. Çapja u arrestua në një “shtëpi bari” në shtator të

Shkurt 14, 2024 - 21:13
 0
EMRI/ U kap në “shtëpi bari”, dënohet i riu shqiptar në Britani: Kisha borxhe

25-vjeçari shqiptar Leonardo Çapja, është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata britanike.

Çapja u arrestua në një “shtëpi bari” në shtator të vitit të kaluar. Pavarësisht tentativës për arratisje nga dritarja e shtëpisë, i riu shqiptar nuk mundi t’i shpëtonte policisë britanike.

Mediat britanike shkruajnë se gjatë dëshmisë së tij Çapja ka thënë se ishte i detyruar për të bërë lëtë “punë” pasi kishte një borxh prej 15 paundësh që i detyrohej personave që e kishin sjellë në Britani.

Gjatë aksionit vitin e kaluar policia sekuestroi rreth 120 bimë kanabisi për të cilat kujdesej 25 vjeçari i arrestuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.