Emri/ U kap në timon nën ndikimin e alkoolit, ekonomistja 26-vjeçare vret veten

Policia angleze disa ditë më parë një 26-vjeçare, e cila drejtonte mjetin e saj Audi në mënyrë të pakontrolluar. Tre ditë pas kësaj, mediat britanike shkruajnë se e reja është gjetur e pajetë në banesën e saj. Marina Watters, 26 vjeçe u gjet pa jetë në shtëpinë e saj nga policia në Norfolk në verilindje […]

Mars 25, 2024 - 22:55
 0
Emri/ U kap në timon nën ndikimin e alkoolit, ekonomistja 26-vjeçare vret veten

Policia angleze disa ditë më parë një 26-vjeçare, e cila drejtonte mjetin e saj Audi në mënyrë të pakontrolluar.

Tre ditë pas kësaj, mediat britanike shkruajnë se e reja është gjetur e pajetë në banesën e saj. Marina Watters, 26 vjeçe u gjet pa jetë në shtëpinë e saj nga policia në Norfolk në verilindje të vendit, pas shqetësimeve se nuk ishte paraqitur në punë.

Tre ditë para tragjedisë së prillit Marina ishte akuzuar se drejtonte mjetin e dehur, dhe pritej të dilte para gjykatës një muaj më vonë.

Në seancë u tha se Marina, gjatë qëndrimit në paraburgim, kishte kryer edhe një konsultë me psikologun në komisariat, i cili tha: Ajo dha përgjigjet e kërkuara nga pyetësori. Ishte e penduar, e përlotur dhe i vinte keq për gabimin.

“Nuk bënte fjalë për vetëvrasje apo vetëlëndim. Ishte vetëm e shqetësuar që nuk mund të merrte makinën për të shkuar në punë apo për të vizituar gjyshërit, për t’i ndihmuar me pazarin”, tha ai.

Pas lirimit Marinës i ishin dhënë adresat e agjencive që mund t’i jepnin ndihmë për gjendjen e saj psikologjike.

Pas vdekjes familja e Marina e përshkruante atë si “ajo që mbante lidhur rrethet shoqërore” dhe që ëndërronte të bëhej një ekonomiste e certifikuar.

Vëllai i saj Michael ‘Mikey’ Watters tha: “Ajo ishte gjithçka për mua, shkëmbi ku mbështetesha. Nuk e di si do të bëj përpara pa të”.

Mikey gjithashtu nxiste të gjithë ata që kishin probleme psikologjike  të shpreheshin dhe të kërkonin ndihmë. /TheSun/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.