Emri/ U kap në Vlorë teksa po përgatiste vrasjen: Kush është 35-vjeçari nga Shkodra, me precedentë në Itali

Amarildo Nikoll (Xhanej), 35-vjeçari nga Shkodra i arrestuar sot nga policia e Vlorës me armë me silenciator dhe i pajisur me municion luftarak, doreza dhe kapuç, rezulton me precendentë penalë në Itali. I riu është i përfshirë më herët në trafikun e drogës, teksa paratë e përfituara nga rrugët kriminale investoheshin për të blerë dyqane […]

Gusht 8, 2023 - 15:25
 0
Emri/ U kap në Vlorë teksa po përgatiste vrasjen: Kush është 35-vjeçari nga Shkodra, me precedentë në Itali

Amarildo Nikoll (Xhanej), 35-vjeçari nga Shkodra i arrestuar sot nga policia e Vlorës me armë me silenciator dhe i pajisur me municion luftarak, doreza dhe kapuç, rezulton me precendentë penalë në Itali.

I riu është i përfshirë më herët në trafikun e drogës, teksa paratë e përfituara nga rrugët kriminale investoheshin për të blerë dyqane dhe klube nate.

Amarildo Xhanej ra në prangat e policisë italiane pas një operacioni masiv të organizuar nga autoritetet për të goditur bandën.

Në 2011 Amarildo Xhanej u arrestua me një kilogram kokainë. Në krye të rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike ishin shqiptarët raportonin mediat italiane në atë kohë. Sipas hetuesve shqiptarët ishin ngarkuar të furnizonin dhe importonin drogën direkt nga Shqipëria. Përveç stilit të shtrenjtë jetesës ajo çfarë vihej re ishte edhe përdorimi i makinave dhe motorëve të shtrenjtë, të ardhurat e të cilave siguroheshin nga trafiku i drogës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.