EMRI/ U plagos nga të shtënat me armë në Shkodër, kush ishte objektivi?
Selami Brahimi është personi i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të regjistruara disa momente më parë në lagjen “Xhabije”, në Shkodër.
Selami Brahimi është personi i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të regjistruara disa momente më parë në lagjen “Xhabije”, në Shkodër.
Autori/ët kanë qëlluar drejt automjetit në të cilin ndodhej i plagosuri dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, teksa ende nuk dihen detaje të tjera./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?