EMRI/ U plagos një ditë më parë në Krujë, 42-vjeçarit i vihen prangat në spital me urdhër të SPAK, për çfarë akuzohet

42-vjeçari Agron Asllani i cili mbeti i plagosur një ditë më parë në fshatin Bru Zalla të Krujës, është arrestuar në ambientet e

Janar 23, 2024 - 16:29
 0
EMRI/ U plagos një ditë më parë në Krujë, 42-vjeçarit i vihen prangat në spital me urdhër të SPAK, për çfarë akuzohet

42-vjeçari Agron Asllani i cili mbeti i plagosur një ditë më parë në fshatin Bru Zalla të Krujës, është arrestuar në ambientet e spitalit ditën e sotme nga policia.

Arrestimi i tij u bë me urdhër të SPAK. Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj bëjnë me dije se 42-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim me akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe kultivim droge.

Agron Asllani mbeti i plagosur një ditë më parë pas një konflikti të çastit nga 52-vjeçari Imer Kameri, i cili vijon të jetë në kërkim.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.