EMRI/ U qëllua katër herë, dalin detaje të reja nga plagosja në Pogradec

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të aneksit të stadiumit në një bllok pallatesh në periferi të qytetit.  Burime policore bëjnë me dije se

Mars 1, 2024 - 17:50
 0
EMRI/ U qëllua katër herë, dalin detaje të reja nga plagosja në Pogradec

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të aneksit të stadiumit në një bllok pallatesh në periferi të qytetit.  Burime policore bëjnë me dije se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur Olted Olldashi i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit. Burime thanë se ndaj Olldashit është qëlluar 4 herë me armë zjarri.

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, bën me dije se pas plagosjes autori është larguar në drejtim të paditur ndërkohë  që i plagosuri është nisur drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore. Burime pranë spitalit thanë se gjendja e të plagosurit është nën kontroll ndërsa paraprakisht mësohet se ka dy plagë në shpatull dhe këmbë.

Policia në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme ndërkohë  që është duke marrë në pyetje persona që kanë qenë në vendngjarje në momentin e plagosjes si dhe po bëhet kqyrja e kamerave të bizneseve rreth zonës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.