EMRI| U rrah brutalisht nga disa persona dhe u godit me makinë, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë të Kosovës, ku një 18-vjeçar, Lulzim Fejzullahu, është vrarë në Kosovë. Përmes një një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se 18-vjeçari ka qenë i shtruar në QKUK në gjendje të rëndë, pasi është rrahur brutalisht nga disa persona pak ditë më parë dhe ditën e djeshme […]

Janar 21, 2024 - 14:31
 0
EMRI| U rrah brutalisht nga disa persona dhe u godit me makinë, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë të Kosovës, ku një 18-vjeçar, Lulzim Fejzullahu, është vrarë në Kosovë.

Përmes një një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se 18-vjeçari ka qenë i shtruar në QKUK në gjendje të rëndë, pasi është rrahur brutalisht nga disa persona pak ditë më parë dhe ditën e djeshme ka ndërruar jetë.

Po ashtu në njoftimin e Policisë thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore, për ekzaminimet përkatëse.

“VRASJE E RËNDË- Rr. Drenica, Podujevë 14.01.2024-13:00.  Lidhur me rastin, me 20.01.2024 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë rrahje, më 14 janar policia kishte arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në burg si vijimësi e procesit hetimor. Ata fillimisht dyshoheshin për veprën penale “Vrasje në tentavitë”, por me vdekjen e të riut, të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas mediave të Kosovës, Xhaxhai i Lulzimit, Rrahim Fejzullahu, ka treguar versionin e tij se si kishte ndodhur ngjarja tragjike. Ai fillimisht tregoi se Lulzimi ishte jetim pa të dy prindërit.

“Unë nuk e di [sulmuesit] a kanë qenë moshatarë të tij apo jo. Së pari e kanë ndjekë me makinë, e kanë shtypur me makinë, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, e kanë gjuajtur me shkopa bejsbolli, derisa sot në ora 15:20 ndërroi edhe jetë”, ka thënë ai për Raporto24.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.