Emri/ U shpall i humbur 10 ditë më parë në kufirin serbo-kroat, gjendet 34-vjeçari shqiptar

Leo Roçi, 34-vjeçari  i cili prej 10 ditësh rezultonte i humbur është gjetur në Itali. Familjarët e tij e denoncuan të humbur atë, pas kontaktit të fundit që kishin pasur në kufirin serbo-korat. ‘Zyra e Ministrit të Brendshëm është njoftuar nga familjarët e Leo Roci se familjari i tyre i ka kontaktuar nga Italia. Familja […]

Maj 30, 2024 - 20:10
 0
Emri/ U shpall i humbur 10 ditë më parë në kufirin serbo-kroat, gjendet 34-vjeçari shqiptar

Leo Roçi, 34-vjeçari  i cili prej 10 ditësh rezultonte i humbur është gjetur në Itali.

Familjarët e tij e denoncuan të humbur atë, pas kontaktit të fundit që kishin pasur në kufirin serbo-korat.

‘Zyra e Ministrit të Brendshëm është njoftuar nga familjarët e Leo Roci se familjari i tyre i ka kontaktuar nga Italia.

Familja Roci falenderon Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për angazhimin personal në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Ambasadën e RSH në Beograd në përpjekjet për gjetjen e Leo Roci, i cili u shpall i humbur prej datës 20 Maj në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.’- njofton policia./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.