EMRI/ Vetëdorëzohet në Kapshticë 39-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e stome në pikën kufitare të Kapshticës një 39-vjeçar të shpallur në kërkim. Sipas policisë 39-vjeçari Edison

Prill 24, 2024 - 17:30
 0
EMRI/ Vetëdorëzohet në Kapshticë 39-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e stome në pikën kufitare të Kapshticës një 39-vjeçar të shpallur në kërkim.

Sipas policisë 39-vjeçari Edison Demiri është vetëdorëzuar në kufi, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti, pasi është dënuar me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 11 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ekzekutoi vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Edison Demiri, 39 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, i cili u vetëdorëzua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 14.11.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 11 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 25.07.2011, në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive të dobëta, ka plagosur me pasojë vdekjen, shtetasin A. Z., 78 vjeç, si dhe ka dëmtuar lehtë djalin e tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.