EMRI/ Vodhi bateritë e 2 automjeteve në lagje të ndryshme të Durrësit, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Durrësit vetëm dy muaj pasi rifitoi lirinë. I riu u kap duke vjedhur baterinë

Dhjetor 29, 2023 - 13:00
 0
EMRI/ Vodhi bateritë e 2 automjeteve në lagje të ndryshme të Durrësit, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Durrësit vetëm dy muaj pasi rifitoi lirinë. I riu u kap duke vjedhur baterinë e dy automjeteve, teksa më herët ishte arrestuar për po të njëjtën vepër penale.

Me datë 4 dhe 23 të muajit dhjetor, 30-vjeçari, Erixhian Shatrolli, ka vjedhur bateritë e dy automjeteve në lagje të ndryshme të Durrësit.

Uniformat blu po punojnë për të zbuluar të tjera vjedhje që mund të jenë kryer nga i arrestuari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë./vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.