EMRI/ Vritet ekonomisti i një firme inertesh, plagoset pronari. RENEA ‘rrethon’ Kurbinin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në një firmë ku përpunohen inerte, ku në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë ekonomisti i firmës, dhe i plagosur pronari i biznesit. Sipas policisë, është vrarë me armë zjarri shtetasi me inicialet S. M, rreth 70 vjeç, si dhe është plagosur pronari, shtetasi […]
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në një firmë ku përpunohen inerte, ku në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë ekonomisti i firmës, dhe i plagosur pronari i biznesit.
Sipas policisë, është vrarë me armë zjarri shtetasi me inicialet S. M, rreth 70 vjeç, si dhe është plagosur pronari, shtetasi me inicialet A. GJ, rreth 51 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Gurez të Kurbinit. Bëhet fjalë për Arian Gjeloshin. Ky i fundit ndodhet në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij. Sakaq, nga ky atentat mbeti i vrarë Selman Mihana, 70 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Selman Mihana, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.
/f.s
What's Your Reaction?