EMRI/ Zgjidhet kreu i ri i AMP, kush do të zëvendësojë Ardi Veliun

Florian Sulejmani do të jetë drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Prezantimi zyrtar i tij pritet të bëhet këtë të premte,

Nëntor 24, 2023 - 14:23
 0
EMRI/ Zgjidhet kreu i ri i AMP, kush do të zëvendësojë Ardi Veliun

Florian Sulejmani do të jetë drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Prezantimi zyrtar i tij pritet të bëhet këtë të premte, ora 16:00, ku ministri Balla do të mbajë një takim me strukturat e këtij institucioni.

 

Në garën për drejtimin e këtij institucioni morën pjesë mbi 20 persona, por fitues u zgjodh Florian Sulejmani. Ky i fundit do të pasojë detyrën si drejtues i AMP, pas shkarkimit të Ardi Veliut.

 

Ardi Veliu drejtoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për rreth një vit, ndërsa më herët ka mbajtur dhe detyra të tjera në radhët e Policisë së Shtetit, ku ka pasur dhe rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Tiranës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.