EMRI/ Zhduket 39-vjeçari shqiptar në Angli, policia apel për gjetjen e tij
Policia angleze po apelon për informacion për të gjetur një shqiptar të raportuar të zhdukur në Leeds, i cili nuk është parë që nga vera e vitit 2023. Oficerët dëshirojnë të flasin me këdo që ka parë ose ka informacion për Adriatik Bucin. 39-vjeçari përshkruhet si ‘i bardhë, tullac, me mjekërr dhe sy kafe’. Ai […]
Policia angleze po apelon për informacion për të gjetur një shqiptar të raportuar të zhdukur në Leeds, i cili nuk është parë që nga vera e vitit 2023.
Oficerët dëshirojnë të flasin me këdo që ka parë ose ka informacion për Adriatik Bucin. 39-vjeçari përshkruhet si ‘i bardhë, tullac, me mjekërr dhe sy kafe’.
Ai u pa për herë të fundit i veshur me një xhup gri me mëngët të përveshura mbi bërryla dhe pantallona të shkurtra të bardha me këpucë bardh e zi, thotë policia.
Një zëdhënës i policisë së West Yorkshire tha: “Hetimet kanë qenë në vazhdim në zonat e qendrës së qytetit Gipton dhe Leeds, të cilat ai dihet se i frekuenton dhe dihet se herë pas here kthehet në vendlindjen e tij, Shqipëri.
“Kushdo që ka parë ose ka ndonjë informacion rreth tij, i kërkohet të kontaktojë Policinë e Qarkut të Leeds në 101 duke iu referuar referencës së policisë 13230425885 ose në internet.”/m.j
What's Your Reaction?