EMRI+FOTO/ Beteja më e përgjakshme në luftën e Kosovës: Shuhet ish luftëtari i UÇK, heroi i betejës së Koshares

Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare luftëtari i betejës së Koshares, Avdyl Treshnjeva. Ai u nda nga jeta pak ditë më parë në Francë dhe është dërguar sëfundmi për në banesën e fundit në fshatin Astë të Tropojës. Trezhnjeva ishte luftëtar i UÇK-së dhe pjesëmarrës në betejën e Koshares bashkë me heroin Agim Ramadani. […]

Tetor 19, 2023 - 21:35
 0
EMRI+FOTO/ Beteja më e përgjakshme në luftën e Kosovës: Shuhet ish luftëtari i UÇK, heroi i betejës së Koshares

Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare luftëtari i betejës së Koshares, Avdyl Treshnjeva. Ai u nda nga jeta pak ditë më parë në Francë dhe është dërguar sëfundmi për në banesën e fundit në fshatin Astë të Tropojës.

Beteja më e përgjakshme në luftën e Kosovës/ Ndahet nga

Trezhnjeva ishte luftëtar i UÇK-së dhe pjesëmarrës në betejën e Koshares bashkë me heroin Agim Ramadani.

Avdyli lindi në një familje atdhetare e me tradita të shkëqyera. Ai u rrit në mjedisin familjar me ndjenjat e pastra e të fuqishme të atdhedashurisë, bujarisë, trimërisë e të guximit, me përkushtimin e gadishmërinë për t’i shërbyer Çështjes Kombëtare në çdo kohë e, në të gjitha rrethanat, sado të vështira që mund të ishin ato.

Ky formim i shëndoshë moral, bëri që Avdyli, me të filluar Lufta Çlirimtare e Kosovës, kundër pushtuesit serb, pa më të voglin hezitim, qysh në marsin e vitit 1998, t’i bashkohej asaj lufte dhe formacionit të UÇK.

Avdyl Trezhnjeva mori pjesë si ushtar i UÇK, në Rrafshin e Dukagjinit (Kosovë) në pothuajëse të gjitha luftimet e betejat e zhvilluara kundër pushtuesit, në atë zone, duke u dalluar për guximin e trimërinë e tij në fushëbetejë, por edhe duke i frymëzuar edhe bashkëluf-tëtarët e tij.

Është frymëzues dhe i paharruar vendimi dhe akti i tij tepër i guximshëm, siç ishte ai për minimin e mjeteve luftarake lëvizëse të blinduara,“pizgaverët” e ushtrisë serbe, në Qafë të Morinës.

Avdyli u shqua në të gjitha luftimet që zhvilloi “Brigada 138”, ku edhe bëri pjesë ai, duke mos iu ndarë asaj deri në Betejën e Koshares, betejë në të cilën bie heroikisht edhe komandanti i saj Heroi Agim Ramadani.

Me përfundimin e Luftes së UÇK -së Avdyli aktivizohet në TMK, deri në fundin e vitit 2000, kohë kur një sëmundje e rëndë e shkëput fizikisht nga ai formacion mbrojtës i Kosovës, por jo shpirtërisht. I detyruar nga sëmundja, ai emigron në Francë, ku edhe mjekohet, por edhe jeton deri sa vdiq.

Me vdekjen e këtij atdhetari e luftëtari të lirisë, Tropoja, Krahina e tij e shtrenjtë, Shipshani, humbën një bir e burrë që u rreshtua tek nderi e tek lavdia e Tropojës dhe e shqiptarisë.

Me këtë rast iu shpreh ngushëllimet familjes, vëllezërve, të afërmëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Avdyl Trezhnjevës. Varrimi u be me dt 18 10 2023 ne ora 13.00 ne Tropoje të vjetër.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.