EMRI+FOTO/ E trishtë: Mbyll sytë përgjithmonë modelja e njohur. Ishte vetëm 22 vjeçe

22 vjeçarja Cristina Rosa de Oliveira, kishte ndaluar në xhepin e autostradës GO-217 pranë Piracanjuba, në shtetin brazilian të Goias. Por në incidentin tragjik të 13 shkurtit automejti i Cristina dhe dy shoqeve të saj nisi të shfaqte probleme. Policia e Goias tha se drejtuesja vërejti probleme me një nga rrotat e përparme dhe ndaluan […]

Shkurt 16, 2024 - 15:53
 0
EMRI+FOTO/ E trishtë: Mbyll sytë përgjithmonë modelja e njohur. Ishte vetëm 22 vjeçe

22 vjeçarja Cristina Rosa de Oliveira, kishte ndaluar në xhepin e autostradës GO-217 pranë Piracanjuba, në shtetin brazilian të Goias.

Por në incidentin tragjik të 13 shkurtit automejti i Cristina dhe dy shoqeve të saj nisi të shfaqte probleme.

Policia e Goias tha se drejtuesja vërejti probleme me një nga rrotat e përparme dhe ndaluan për të kontrolluar, duke dalë nga mjeti në anë të autostradës.

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë modelja e njohur

E reja kishte tentuar të riparonte defektin por ishte goditur papritur nga një automjet që kalonte me shpejtësi dhe tragjikisht humbi jetën në vendngjarje.

Shoferi automjetit që e goditi raportohet se nuk ndaloi dhe u largua nga vendngjarja.

Automjeti goditës po udhëtonte në një drejtim me atë të viktimës.

Mikesha e viktimës Laura Teixeira, shkruante në rrjetet sociale: “Ne përfunduam organizimin e punës për agjencinë tonë që prisnim prej kohësh, por ndodhi tragjedia. Të desha shumë mikesha ime, një dhimbje të madhe ndjej”.

Zyrtarët thanë se hetimet vijojnë për rrethanat e tragjedisë dhe kapjen e autorit të dyshuar./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.